Osmani: Delegacioni nuk i solli Kosovës ato që i premtoi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për normalizim ekonomik, në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo e ka vlerësuar njohjen nga Izraeli nga më të rëndësishmet, porse ka shtuar se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë qytetarëve dhe Kuvendit ato që i premtoi.

“Njohjen e ndërsjellë me Serbinë, mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani), mospranimin e Mini-Schengenit, mosprekjen e Kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë, rezultate konkrete për të pagjeturit, dëmshpërblim për reparacionet e luftës, përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, eleminim të plotë të barrierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës”, janë pikat që Osmani ka përmendur si mosarritje të delegacionit.

Ndërsa, me njohjen e Izraelit, Osmani ka shkruar në Facebook se SHBA-ja që nga shpallja e pavarësisë ka luajtur rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Share This Article