Genc Pollo e kujtoi sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.
”Me Nënë Terezën krenohemi me të drejtë se ajo u lind në një familje shqiptare në Shkup, se kishte shqipen gjuhë amtare dhe se e identifikoi veten si shqiptare deri fund.
Por Nënë Tereza është botërisht e adhuruar mbasi ju përkushtua ndihmës për të vobegtit e të dobëtit e shoqërisë; pa interes vetjak e pa diskriminim por me shumë dashuri e dhembshuri.
Sikur të rrekeshim më fort që t’i ngjanim më shumë veprës e frymës së saj do të ishim edhe më krenarë si komb i Nënë Terezës”, shkruan Genc Pollo.