Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell ka reaguar në Twitter kësaj radhe ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Vjosa Osmani në postimin e saj thotë se delegacioni kosovar nuk ka sjellur atë që ka premtuar e që është njohja reciproke me Serbinë.
Postimin e saj e ka rishpërndarë ambasadori Richard Grenell duke i thënë se vetëm ankohesh e nuk ke dhënë asnjë ide.
“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap i jashtëzakonshëm. Për ty të ankohesh tani që nuk keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju nuk keni ngritur asnjë shqetësim e as nuk më keni dhënë ndonjë ide mua. Neve na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm të ankohen. Kjo është për vendet e punës, jo simbolizëm”, ka shkruar Grenell.