Në Shqipëri katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 153 të infektuar të rinj me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se kanë vdekur tre qytetarë nga Tirana dhe një nga Durrësi.
Numri më i madh i rasteve të reja sërish është shënuar në Tiranë, 61 sosh, në Korçë 20, në Durrës 12. Në 24 orët e fundit janë testuar 847 mostra në Shqipëri. Po ashtu janë shëruar 130 persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Në Shqipëri në total janë regjistruar 10.255 raste pozitive me koronavirus, me fatalitet kanë përfunduar 316, ndërsa janë shëruar 6106. Janë 3833 raste aktive.