Presidenti Donald Trump ka folur gjatë një konference për media për shkëputjen e ekonomisë amerikane nga Kina. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se SHBA-ja humb miliarda dollarë nga Kina.
Ai ka thënë se sikur amerikanët të mos i kishin këto marrëdhënie me ekonominë kineze, këto para do të ngeleshin në Shtetet e Bashkuara.
Trumpi është munduar gjithashtu ta lidhë me Kinën edhe rivalin demokrat për president, Joe Biden.
Në kohën kur fushata presidenciale amerikane po arrin në kulmin e saj, Trumpi ka thënë se Kina dëshiron fitoren e Bidenit.
Dhe nëse demokrati i fiton zgjedhjet e 3 nëntorit, atëherë, sipas Trumpit, Kina do të zotërojë Shtetet e Bashkuara.