Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, në profilin e tij në Instagram ka publikuar një fotografi, e cila ka provokuar komente të shumta në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për fotografinë, në të cilën presidenti austriak shihet duke përdorur transportin publik për të udhëtuar në punë.
Presidenti i Austrisë në përshkrimin e fotografisë, shkroi se po lexonte disa shënime në rrugën e tij drejt takimit tjetër, duke qëndruar në metro.