Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirje, që të aplikojnë të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për pozicionin hetues.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada thekson se SHBA-të janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent.
Sipas ambasadës, hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve.
Postimi i Ambasadës në Facebook
Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu.
https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10157683405475838/