Ja kush janë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

albnews
By
1 Min Read

Është zhvilluar paraditen e sotme ceremonia e betimit për 8 gjyqtarët të cilit u përzgjodhën me short për të       qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja dhe Esmeralda Çeka.

Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh dy ditë më parë në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.

Shorti nuk përzgjodhi emrin e Ardian Dvoranit, i cili nëse do të ishte fitues do duhej të betohej sot tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, me të cilin ka patur jo pak përplasje.

Gjyqtarët në fjalë do të shqyrtojnë çdo problematikë që do të lindë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2020.

Share This Article