Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, mes shumë defekteve të marrëveshjes së arritur në Washington midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ajo nuk mundëson as fillim të normalizimit ekonomik.
Lexo më tej nga Lapsi.al:
“Ky dokument vetëm kërkon zbatimin e disa marrëveshjeve ekzistuese të transportit dhe harmonizimin e Prishtinës dhe Beogradit me politikën e Shteteve të Bashkuara për kontrollimin e aeroportit, Hezbollahun, Jerusalemin dhe disa gjëra të tjera”, ka thënë ai për gazetën Koha në Kosovë. Ai dyshon se palët do të arrijnë të përfitojnë diçka nga zotimet e dhëna. “Do të shikoja bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Evropian për rezultate më serioze. Takimi në Washington ishte një mashtrim fushate i cili dështoi”, shton Serwer, i cili dy ditë para nënshkrimit të marrëveshjes kishte parashikuar që aty të diskutohet edhe për Liqenin e Ujmanit.
Kjo pikë kishte prodhuar tensione dhe përplasje brenda delegacionit kosovar. Aleanca për Ardhmërinë ishte irrituar me deklaratat e kryeministrit Hoti, i cili kishte thënë se nuk ka pasur kontestuese sa i përket çështjes rreth Liqenit të Ujmanit.