Bashkimi Evropian diskuton reformat e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë përfunduar rishikimin e kornizës së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe pritet që t’i diskutojnë më 6 tetor. Në këtë datë, sipas axhendës së Komisionit, mund të diskutohen edhe progres raportet për vendet kandidate.

E ashtuquajtura “Pakoja e Zgjerimit” dhe progres raportet për vendet kandidate janë futur në axhendën e Kolegjit të Komisionerëve që javën e kaluar. Mbetet në dorën e presidentes së Komisionit, Ursual von der Layen për ta shtyrë apo ndryshuar axhendën.

As presidenca gjermane e Këshillit të BE-së nuk ka njoftuar ndonjë plan konkret për të diskutuar çështje të zgjerimit apo liberalizimin e vizave me Kosovën. Në bazë të përparimit të Shqipërisë do të vendoset edhe për thirrjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të negociatave, por deri atëherë, Shqipëria duhet të ketë plotësuar disa kushte, siç është miratimi me konsensus i reformës zgjedhore dhe plotësimi i vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë me të paktën 6 anëtarë secila. Çështje të tjera janë paketa anti shpifje dhe miratimi i ligjit të ri për Censusin për regjistrimin kombëtar të popullsisë.

Share This Article