PD: Mësuesit po punojnë me orë të tejzgjatura

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike, shprehet se një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor ajo që vihet re është trajtimi i mësuesve duke theksuar se nuk është marrë asnjë masë për të siguruar mësim cilësor.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i PD, Ndriçim Mehmeti tha se “mësuesit detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve”.

“Me 30 minuta mësim dhe me mësues të rraskapitur, sakrifica e të gjithëve, e nxënësve, prindërve, mësuesve, nuk do të shpërblehet me dije më të mira.  Është në detyrimin e qeverisë të respektojë rregullat që vetë ka shkruar. Në janar, Ministria e Arsimit nxori një rregullore ku thuhej se “mësuesi nuk mund të qëndrojë fizikisht më shumë se 30 orë në javë në shkollë”, deklaroi ai.

Sipas tij, brenda një ditë, mësuesve u  duhet të ndërrojnë edhe deri në tre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë familjare.

“Në mënyrë që fëmijët të mos dalin analfabetë funksionalë nga bankat e shkollës edhe pas këtij viti covid, janë disa masa emergjente që duhen marrë.  Qeveria duhet të miratojë pa vonesë një buxhet shtesë, për vijimin normal të mësimit, i cili do të mbulojë këto nevoja bazike, shpërblimin e mësuesve për orët e zgjatura, marrjen në punë të mësuesve të rinj për të mbuluar ngarkesën e turneve, testimin serologjik dhe me tampon të mësuesve dhe stafit ndihmës, sigurimin e termometrave,  dezinfektantëve dhe kushteve minimale higjeno-sanitare në shkolla dhe brenda tetorit, të bëhet certifikimi i shkollave, nëse përmbushin kushtet anticovid”, tha Mehmeti. 

Share This Article