Trafikanti i drogës i dënuar me vdekje, arratiset përmes tubave të ujërave të zeza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një trafikant kinez i drogës i dënuar me vdekje në Indonezi bëri një arratisje të guximshme javën e kaluar duke bërë një tunel  përmes sistemit të ujërave të zeza.

Cai Changpan, i njohur gjithashtu si Cai Ji Fan, u burgos në zonën Tangerang në periferi të kryeqytetit Xhakarta, nën akuzat e kontrabandës me metamfetaminë.

Të hënën e kaluar, ai u arratis duke gërmuar një vrimë nga qelia e tij në gypat e ujërave të zeza dhe në një rrugë jashtë burgut, sipas zëdhënësit të policisë së Xhakarta Yusri Yunus.

Cai kishte planifikuar këtë arratisje për pesë deri në gjashtë muaj, sipas shokut të tij të qelisë.

Ai hapi vrimën duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën e burgut.

Cai kishte caktuar kohën e arratisjes së tij gjatë ndërrimit të rojeve të burgut.

Share This Article