• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Si jetojnë shqiptarët e Ukrainës dhe pse u vendosën atje

Si jetojnë shqiptarët e Ukrainës dhe pse u vendosën atje

by albnews
23 September, 2020
in Albania, Bota
0
11
VIEWS

Komuniteti shqiptar ka jetuar në territorin e Ukrainës që nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX. Shqiptarët ortodoksë fillimisht kishin imigruar në Bullgari, bashkë me gagauzët dhe bullgarët, duke u përpjekur të ikin nga shtypja e Perandorisë Osmane, e cila kishte triumfuar në Ballkan. Ata erdhën në tokat e Besarabisë dhe afër brigjeve të Detit të Zi, ku u vendosën, pjesërisht në Odesa e kryesisht në zona rurale. Gjysmë shekulli më vonë, disa nga ardhësit e Ballkanit imigruan në rajonin e Detit Azov, ku gjithashtu ndërtuan disa fshatra dhe ku pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot.

Duke pasur parasysh që fshatrat e Besarabisë janë shumëkombëshe (ku krahas njëri-tjetrit jetojnë bullgarët, shqiptarët, gagauzët, moldavët, rumunët, ukrainasit dhe kombësitë e tjera), festat shpesh bëhen së bashku. Për shembull, shqiptarët bashkë me bullgarët e festojnë Trifon Zarezanin, festë që i kushtohet vjeljes së rrushit.

Tash e pesë vjet, festivali ndërkombëtar i verës “Bolgrad Wine Fest” është mbajtur në Bolgrad gjatë vjeshtës, duke i bërë bashkë jo vetëm banorët e qytezave dhe fshatrave përreth, por edhe prodhuesit e verës nga Ukraina, Bullgaria dhe Moldavia. Në këtë festival shfaqen edhe biznese dhe organizata shqiptare.

Për çdo vit më 6 maj, shqiptarët e Besarabisë e shënojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Një fakt interesant është që në të njëjtën ditë, gagauzët e festojnë versionin ortodoks të Kurban Bajramit – Ditën e Shën Gjergjit. Prandaj, shqiptarët dhe gagauzët prejnë kurbanë në këtë ditë dhe më pas të gjithë fqinjët bëhen bashkë dhe festojnë.

Fshati Karakurt

Karakurti është fshat që ndodhet afër Bolgradit në Besarabi. Gjatë periudhës sovjetike, fshati ishte emërtuar Zhovtneve dhe këtë emër e kishte deri në vitin 2016, kur gjatë procesit të dekomunizimit, fshatit iu kthye emri i tij historik. Fjala “karakurt” ka origjinë nga gjuhët turkike dhe e ka kuptimin “tmerr i zi” (qara – i zi, qurt – tmerr). Ky është emri i njërës prej merimangave helmuese. Ndoshta ky mister kurrë nuk do të zgjidhet kurrë – pse ardhësit shqiptarë, bullgarë dhe gagauzë vendosën t’i japin një emër të tillë fshatit që e ndërtuan këtu në vitin 1811?

Ditëve të sotme, në Karakurt mund të dëgjohen pesë gjuhë: shqipja, bullgarishtja, gjuha gagauze, ukrainishtja dhe rusishtja. Banorët lokalë thonë se kur tre persona të kombësive të ndryshme takohen në fshat dhe njëri nga ta e ka shqipen si gjuhë amtare, atëherë edhe dy personat tjerë flasin shqip për shkak se kjo është gjuha kryesore e komunikimit ndërkombëtar aty.

Sipas regjistrimit të popullsisë, në vitin 2001 në Karakurt jetonin deri në 3,000 njerëz. Prej tyre, 1,725 ishin shqiptarë, domethënë persona që e njohin veten si shqiptarë dhe që flasin shqip, shkruan Ukrainer, transmeton Gazeta Express.

Në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XIX (nga viti 1860 e në vitet në vazhdim), disa shqiptarë nga Besarabia u vendosën në pjesën veriore të Pryazovias, duke ndërtuar tri vendbanime atje: Tyuushkin (Heorhiivkan e sotme), Jandranin (Hamivkan e sotme) dhe Tazin (Divnynsken e sotme), të cilat ende ekzistojnë. Numri i banorëve të këtyre fshatrave është shumë më i vogël se popullsia e Karakurtit. Megjithatë, edhe atje ka muze të vogla funksionale të historisë lokale, ku mbahen artefakte të kulturës shqiptare, të cilat janë mbledhur nga njerëzit entuziastë të këtyre fshatrave.

Shqiptarët në Ukrainë

Në shekullin XVI, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë, toskët, imigruan në Bullgarinë Lindore, e cila në atë kohë i përkiste Perandorisë Osmane. Për tre shekuj, shqiptarët jetuan atje pranë bullgarëve dhe gagauzëve.

Shqiptarët e jugut imigruan në territorin e Ukrainës moderne në mesin e shekullit XVIII, kur këto toka ishin nën Perandorinë Ruse. Në atë periudhë, shumica e ardhësve përbëheshin nga vullnetarët shqiptarë, të cilët kishin shërbyer në forcat detare ruse gjatë Luftës Ruso-turke. Ata e kontrolluan Deltën e Danubit dhe pas përfundimit të luftës, u vendosën në Odesa dhe përreth saj. Në qendrën historike të Odesës ndodhen dy rrugë të njohura që lidhen me shqiptarët – “Mala Arnautska” dhe “Velyka Arnautska”. Në shekullin XIX, shqiptarët ortodoksë nga turqit quheshin “arnautë”.

Njëra nga shkaqet e zhvendosjes së shqiptarëve nga viti 1806 deri në vitin 1812 në Besarabi ishte shtimi i shtypjes në baza kombëtare dhe fetare në Ballkan, i cili atëherë ishte nën pushtetin e Perandorisë Osmane.

Disa mijëra familje ortodokse shqiptare refuzuan të konvertoheshin në Islam dhe filluan të kërkojnë një atdhe të ri. Për më tepër, mungesa e tokës së lirë gjithashtu e shkaktoi valën e zhvendosjes. Në atë kohë, në Besarabi dhe në Pryazovi kishte shumë toka të pabanuara, transmeton Gazeta Express.

Sipas burimeve të ndryshme, komuniteti modern i shqiptarëve të Ukrainës përbëhet nga 5,000 deri në 10,000 njerëz, ndërsa më pak se gjysma flasin shqip. Përpos në Besarabi dhe Pryazovi, shqiptarët gjithashtu jetojnë në qytete të mëdha si Odesa, Izmail, Donetsk, Luhansk, Kiev, Kharkiv, Lviv, etj.

Rodioni – Gjuha dhe komuniteti

Organizata e parë shqiptare në Ukrainë ishte Shoqata e Shqiptarëve të Odesës, e themeluar në vitin 1993, por e cila nuk ekziston ditëve të sotme. Kjo shoqatë ishte rrënja e institucionalizimit dhe revitalizimit aktiv të komunitetit lokal shqiptar. Disa organizata janë krijuar në Besarabi me kalimin e kohës, siç ishin Shoqata Edukuese dhe Kulturore Shqiptare “Rilindja” dhe Qendra e Karakurtit për Kulturën Shqiptare, e cila u hap në vitin 2016. Organizata shqiptare janë shfaqur edhe në Odesa dhe Izmail. Tash për tash, në rajonin Pryazovia vepron Shoqëria Edukuese dhe Kulturore Shqiptare “Dardania”.

Kryetari i Shoqatës “Rilindja”, shqiptar, Rodion Pandar, është lindur në Karakurt dhe është shkolluar në një shkollë lokale dhe më pas ka studiuar në një universitet në Odesë. Ai ka jetuar dhe punuar në Stamboll dhe Odesë për disa vjet, por më në fund u kthye në Besarabi.

“Sipas traditës shqiptare, djali më i ri (dhe unë jam djali i vetëm në familje, kam një motër) duhet të qëndrojë në shtëpinë ku është lindur për shkak se ai është trashëgimtari. Prandaj, pasi punova në Stamboll nga viti 1994 deri më 1996, prindërit më thanë “Bir, a po mendon të kthehesh në vendlindje?” e unë thashë “Baba, po unë kam një biznes që po ecën shumë mirë në Turqi”, ndërsa ai ma ktheu “Nëse je shqiptar, eja në shtëpi (qesh)” dhe unë u ktheva.

Rodioni thotë se multilingualizmi (dukuria kur në një vend fliten shumë gjuhë) në Karakurt dhe në fshatra tjera të Besarabisë është një fenomen i zakonshëm. Megjithatë, gjuha ukrainase ka filluar të studiohet jo shumë kohë më parë. Edhe pas vitit 1991, procesi mësimor në shkollat lokale është zhvilluar në rusisht për një kohë të gjatë.

“Fshati ynë është më i vjetër se 200 vjet. Sot gjithçka është e përzier dhe nuk ka dallim se kush jeni ju. Shumica e njerëzve të fshatit përdorin tri gjuhë. Tash ne e flasim edhe gjuhën e shtetit gjithashtu dhe nuk kemi pasur ndonjë shkollë ukrainase më herët. Më është dashur ta mësoj ukrainishten vetë”, tha Rodioni.

Previous Post

Telefonata ‘misterioze’ vë në siklet Rudina Hajdarin

Next Post

Izrael, rekord i ri infeksionesh me Covid-19, pavarësisht bllokimit kombëtar

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
Covid-19, Izraeli në bllokim mbarëkombëtar 14-ditor

Izrael, rekord i ri infeksionesh me Covid-19, pavarësisht bllokimit kombëtar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM