Shqipëri, 121 raste të reja, 3 të vdekur dhe 97 të shëruar nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read

3 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer brenda 24 orëve të fundit 887 testime, prej të cilave pozitiv me Covid kanë rezultuar 121 qytetarë.

Ministria sqaroi në përditësimin e të dhënave se 97 pacientë të prekur nga virusi janë shëruar në 24 orët e fundit, një numër ky i lartë në raport me ditët e kaluara.

Më tutje në të dyja spitaslet Covid, aktualisht janë të shtruar 189 pacientë, prej të cilëve 18 në terapi intensive dhe 6 persona në gjendje të rënduar (të intubuar).

Për më shumë detaje shihni videon.

Share This Article