Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me gjendjen ekonomike në Shqipëri.
Reagimi i Bashës erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë.
Sipas Bashës, nëse qeveria do kishte mbajtur premtimet nuk do ishim në këtë gjendje pas 7 vitesh.
“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ia vë më veshin këtij?”, thekson ai.