Viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike të Gjermanisë mund të aplikojnë për kompensim në para deri në 50,000 euro duke nisur nga viti i ardhshëm, ka thënë të enjten kryetari i Peshkopëve gjermanë.
Sipas një studimi të vitit 2018 për abuzimin në kishat katolike, të paktën 3,677 të mitur janë viktima të dhunës seksuale nga të paktën 1,670 anëtarë të klerit në Gjermani nga viti 1946 deri në vitin 2014, trsansmeton KOHA. Ekspertët thonë se numri i rasteve të pa raportuara mund të jetë më i lartë, deri në 100,000.
Pagesat të cilat do të lejohen që nga 1 janari, do të përcaktohen individualisht për çdo aplikant nga një komitet i pavarur. Përveç kësaj, viktimat do të rimburësohen për shpenzimet për terapi, tha kryetari Georg Baetzing.
Viktimat në grupin e quajtur “Eckiger Tisch”, në të kaluarën kishte bërë thirrje që pagesat të bëheshin prej disa qindra-mijëra eurosh, me arsyetimin se disa nga viktimat nuk mund të punojnë, shkruan Reuters.
Një ish-kryetar i Kishën Katolike në Gjermani ën vitin 2018 kishte kërkuar falje për dështimin dhe dhimbjen e shkaktuar në mijëra fëmijë nga kleri i saj. Skandali i abuzimit ka shkundur Kishën Katolike në shumë vende, nga Irlanda në Argjentinë dhe SHBA.