ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 12 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 12 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 12 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Restoranti më i vjetër në botë, Botin, në luftë të mbijetesës kundër COVID-19

albnews by albnews
29 September, 2020
in Bota
0
Restoranti më i vjetër në botë, Botin, në luftë të mbijetesës kundër COVID-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Restoranti “Botin” që shërben nga viti 1725 në Madrid, edhe pse është më me fat në krahasim me restorantet tjera në sektor për shkak të reputacionit, përvojës dhe kapacitetit, për shkak të pandemisë përjetoi humbje të mëdha

Restoranti më i vjetër sipas librit “Guinness” të rekordeve botërore, restoranti 295-vjeçar “Botin” në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, përballet me luftën e mbijetesës kundër problemeve socio-ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Përderisa Spanja vazhdon të qëndrojë si fokusi i pandemisë në Evropë, turizmi ka ardhur në pikën e ngecjes dhe masat e rrepta rrit edhe më shumë problemet e sektorit të restorantëve.

Mbi 40.000 restorante, bare ose kafene në mbarë vendin u detyruan të mbyllen duke mos mundur të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Restoranti “Botin” që shërben nga viti 1725 në Madrid, edhe pse është më me fat në krahasim me restorantet tjera në sektor për shkak të reputacionit, përvojës dhe kapacitetit, për shkak të pandemisë përjetoi humbje të mëdha.

Antonio Gonzalez, një ndër anëtarët e gjeneratës së tretë të familjes spanjolle që janë në krye të restorantit që nga vitet 1930-ta, në deklaratën tha se “As në Luftën e Brendshme të Spanjës ky restorant nuk u mbyll. Gjyshi im vazhdoi të punojë këtu. Por (restoranti) në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur për shkak të COVID-19 (14 mars-21 qershor) qëndroi mbyllur me vendimet e marrë”.

Ai tha se pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme çdo mëngjes kanë hapur furrën rreth 300-vjeçare të cilin e cilësoi si “diamanti i restorantit”.

“Ka dy arsye për këtë. E para furrat antike të tilla shkaktojnë probleme serioze nëse qëndrojnë të mbyllur gjatë. Duhej ta mbajmë të nxehtë për ta ruajtur aromën. Ndërsa e dyta, është romantike për ne çdo ditë ta nxehim furrën”, u shpreh Gonzalez.

Ai ndikimin e COVID-19 ndaj restorantit Botin e cilësoi si “një ndryshim i tmerrshëm dhe i papritur”. “Në ditë normale restoranti ynë priste rreth 600 myshteri në ditë. Por tani ky numër u ul në 60. Prej 75 punonjës 63 janë në shtëpitë e tyre me grant afatshkurtër të punës. Vetëm 12 punojnë. Humbja jonë mujore është 50-60 mijë euro. Kështu mund të qëndrojmë edhe vetëm 1-2 vite”, tha ai.

Gonzalez tregoi se shumica e klientëve të tyre janë vizitorët që vijnë në Madrid nga Spanja ose jashtë vendit, por se tashmë nuk vijnë për shkak të COVID-19.

Ai tha se kanë marrë të gjitha masat ndaj virusit që janë të parapara me ligjet.

Në lidhje me librin “Guinness” të rekordeve botërore, Gonzalez deklaroi se, kanë hyrë si restoranti më i vjetër në botë pasi në vitin 1987 një klient i tyre britanik ka ndërmarrë iniciativë pa kërkesën e tyre.

“Para ne ishte tek një restorant në Paris. Por për të marrë këtë titull duhet të kesh çdo herë emrin e njëjtë, në vendin e njëjtë dhe mos të mbyllet asnjëherë”, theksoi Gonzalez.

Restoranti ka marrë famë botërore pasi shkrimtari amerikan Ernest Hemingway në pjesën e fundit të romanit të parë të tij “Edhe dielli lind” (The Sun Also Rises) ka përmendur këtë restorant.

Shumë shkrimtarë gjithashtu i kanë dhënë pjesë karakterëve të tyre në këtë restorant.

Francisco de Goya para se të bëhet piktor ka larë pjata këtu.

Restorantin që gatuhen ushqimet tradicionale spanjolle, e kanë vizituar edhe shumë emra të rëndësishëm si Ava Gardner, Woody Allen dhe të tjerë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result