Azerbajxhani e Armenia refuzojnë bisedimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armenia e Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën të martën për sulme në territoret e njëra-tjetrës dhe kanë refuzuar presionin për të mbajtur bisedime paqe, ndërsa konflikti i tyre për enklavën e Nagorno-Karabakh rrezikon të kthehet në luftë totale, shkruan agjencia Reuters.

Të dy kanë fajësuar për sulme në territoret e ndërsjella.

Incidentet kanë sinjalizuar një eskalim të mëtutjeshëm të konfliktit, që nisi të dielën në Nagorno-Karabakh, që gjendet në Azerbajxhan por udhëhiqet nga armenët.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke folur për një televizion rus ka hedhur poshtë mundësitë për të biseduar. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i ka thënë kanalit të njëjtë, se bisedimet nuk mund të mbahen ndërsa luftimet po vazhdojnë.

Share This Article