Një ndeshje interesante është zhvilluar sonte në Londrën Veriore në mes të Tottenham-Chelsea, ku në fund.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e mirë për Chelsea të cilët patën posedimin por edhe prinë në numër rastesh.
Kështu, ishte minuta e 19-të e ndeshjes ku blerja e re e Chelsea, Timo Werner do të shënonte gol.
Pjesa e parë do të përfundonte me epërsinë minimale të Chelsea.
Në pjesën e dytë prapë Chelsea ishin më të mirë por Tottenham filloi që të sulmonte në minutat e fundit të takimit.
Kështu ata erdhën të goli në minutën e 84-të me anë të Erik Lamela.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Pas përfundimit të ndeshjes, direkt u ekzekutuan penalltitë ku lojtari i fundit i Mason Mount nga Chelsea dështoi të shënoi dhe Tottenham u kualifikua në çerekfinale të Carabao Cup.