Partitë e përfshira në bisedime për formimin e qeverisë në Belgjikë kanë arritur marrëveshje
Partitë politike të përfshira në bisedime për formimin e qeverisë në Belgjikë kanë arritur marrëveshje për koalicionin “Vivaldi”, ndërsa kryeministër i ri pritet të jetë Alexander de Croo nga partia liberale flamane Open VLD, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat belge raportojnë se gati 500 ditë pas zgjedhjeve të fundit federale, marrëveshja për formimin e qeverisë federale është gati.
Croo dhe Paul Magnette, në emër të Partisë Socialiste pritet të informojnë Mbretin Filip për arritjen e marrëveshjes. Kryeministri i qeverisë së re duhet të marrë detyrën nesër.
Qeveria e re pritet të përbëhet nga 7 ministri nga rajoni Falman dhe Valon.
Kryeministri i ri Alexander de Croo deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së përkohshme dhe ministër i Financave.
Koalicioni i ri i quajtur “Vivaldi” është frymëzuar me ngjyrat “Katër stinët e vitit”, të veprës së kompozitorit të njohur të muzikës klasike. Në koalicion janë përfshirë partitë socialiste PS dhe sp.a të cilat paraqesin partinë e kuqe, liberale MR dhe të kaltërtit Open VLD, të gjelbrit Ecolo dhe Groen dhe demokristianët CV&V portokalli.
Partia e ekstremit të djathtë N-VA dhe Vlaams Belang mbetën jashtë koalicionit. Në zgjedhjet e mbajtura në maj të vitit 2019, N-VA me 16 për qind dhe Vlaams Belang me 11 për qind, ishin partitë me më së shumti vota të fituara.