Edhe pse ishte përkrah kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, Edi Rama nuk mund ti shpëtonte edhe pyetjes lidhur me debatin e brendshëm politik në Tiranë.
I pyetur se a do e pranonte një debat publik me liderin e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri deklaroi:
“Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj këtu, është në shtëpinë e vet por është një mik në shtëpi dhe unë i qendroj besni, asaj që kam thënë, në prani të miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Kur vjen një vëlla nga jashtë në shtëpi të vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë halli ka me vjehrrën dhe vjehrrën, këtu jemi prapë, do flasim”, tha ai.