Dua Lipa ka publikuar ditën e sotme versionin e ri të këngës “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby.Ashtu si për çdo këngë tjetër, edhe videoklipi i këtij projekti është tepër i mirëmenduar, teksa këngëtarja më e famshme shqiptare shkëlqen.Kujtojmë se më herët kjo këngë erdhi në versionin remix në bashkëpunim me Madonna dhe Missy Elliot.Ndërkohë, autorja e hitit “New Rules” ka njoftuar në rrjetet sociale se sonte në orënn 19:00 do performojë live dy këngët e “Future nostalgia” për premierën botërore të videolojës më të famshme, “FIFA 21”.Kështu, ajo ka ftuar fansat që të ndjekin performancën në faqen e saj të Facebook.Kujtojmë se pak ditë më parë Dua zbuloi se është përzgjedhur së bashku me 100 artistë të tjerë për t’u bërë pjesë e “FIFA 21”.FIFA ka bërë të ditur se janë zgjedhur mbi 100 artistë nga 23 shtete të ndryshme për të qenë pjesë e videolojës me këngët e tyre. Emri i parë që përmendet është ai i Dua Lipës, duke e cilësuar si një nga artistet më të mira me famë ndërkombëtare.