Më 3 tetor 1990 Gjermania Lindore dhe ajo perëndimore do të bashkoheshin në një të vetme.
Me rast e 30 vjetorit të bashkimit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh.
Basha: Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë shënoi nisjen e rënies së mureve në mbarë Europën lindore dhe hodhi themelet e bashkimit rreth vlerave të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor. Natyrshëm edhe ne e kremtojmë sot këtë ditë si përkujtesë në rrugën drejt përmbysjes së regjimit që na mbajti për 50 vjet larg vlerave europiane por edhe si frymëzim për rrugën plot sfida në mbrojtje të lirisë. Sot jemi krenarë për një aleat si Gjermania që është mbështetësja më e madhe e integrimit në BE të Shqipërisë dhe që qëndron krah nesh në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë.