Kodi zgjedhor, Varhelyi: Shpresoj që të mos ndajë Shqipërinë nga Maqedonia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eurokomisioneri për zgjedhir Oliver Varhelyi është shprehur me tone skeptike në lidhje me miratimin e kodit të ri zgjedhor dhe nëse votimi i të hënës në parlamentin shqiptar, është kryer konform marrëveshjes së 5 qershorit, të arritur mes palëve në Këshillin Politik.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Varhelyi u shpreh se do të udhëtojë në Tiranë për ta parë personalisht dhe nga afër kodin e ri zgjedhor të miratuar nga socialistët e deputetët e opozitës së re.

“Po e shohim çështjen e reformës zgjedhore me sy të hapura mirë dhe do shkoj t’i shoh gjërat vetë në terren”-tha komisioneri.

Varhelyi shtoi se shpreson që kjo çështje, të mos kthehet në arsyen e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia, në rrugëtimin drejt integrimit në BE.

“Shpresoj që kjo mos të kthehet në një çështje për të ndarë të dyja vendet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo vërtetë nuk do ishte mirë” theksoi ai.

Në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Varhelyi u shpreh se ajo duhet të jetë funksionale brenda konferencës së parë ndërqeveritare, e cila pritet të mbahet në dhjetor.

“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale”, tha Varhelyi.

Share This Article