Asambleja Kombëtare e PS-së ka përfunduar këtë të premte me të njëjtën kryesi të partisë, për të paktën edhe një vit. Pavarësisht statutit të PS, socialistët me në krye Edi Ramën, kanë vendosur që ta shtyjnë edhe për një vit mandatin e kryesisë aktuale të partisë, me argumentin se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet.
Në përfundim të asamblesë, Rama tha para gazetarëve:
“Kemi tre punë për të bërë ndër të tjera. Së pari kemi vazhdimin intensiv të punës së filluar në komunitete dhe vlerësimin e të gjithë natëravë të PS tre herë. Njëherë e lëmë pak fleksibël. Njëherë në janar dhe njëherë në shkurt. Vlerësimin për qeverinë dhe hapim tani edhe derën për këdo në Shqipëri apo në emigracion që mendon se ka arsye për të shprehur interesin e skuadrës sonë. Nga ana tjetër, ne kemi një task forcë që funksionon në kohë reale dhe mblidhet njëherë në javë. Kryesia është faktikisht gjëja e fundit që më shqetëson në këtë moment”
Anëtarët e Kryesisë së PS-së që vijojnë edhe për një vit:
Edi Rama
Taulant Balla
Gramoz Ruçi
Ditmir Bushati
Mimi Kodheli
Eglantina Gjermeni
Vangjush Dako
Fatmir Xhafaj
Valentina Leskaj
Niko Peleshi
Lindita Nikolla
Evis Kushi
Erion Veliaj
Damian Gjiknuri
Blendi Klosi
Erion Braçe
Armando Subashi
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Vasilika Hysi
Ermonela Valikaj Felaj
Ulsi Manja
Sekretariati:
Taulant Balla Sekretar i Përgjithshëm
Alfred Peza Sekretar për Median dhe Shoqërinë Civile
Blerina Gjylameti Sekretare e Koordinimit Digjital
Ilir Beqaj Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
Laert Duraj Sekretar për Emigracionin
Teuta Vodo Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Arben Pëllumbi Sekretar Organizativ
Damian Gjiknuri Sekretar për çështjet Zgjedhore
Lindita Nikollaj Sekretare për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjen
Gent Cakaj Sekretar për Rininë