Poloni, shpërthen bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer nën ujë në Poloni gjatë përpjekjes për deminim.

Më shumë se 750 njerëz janë evakuuar nga zona përreth kanalit Piast jashtë qytetit Swinoujscie, aty ku bomba e quajtur Tallboy e përdorur nga Forca Ajrore e Britanisë ishte gjetur. Ka peshuar afër 5,400 kg, përfshirë 2,400 kg eksplozivë.

Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, derisa këtë e ka konfirmuar zëdhënësi nga mbrojtja bregdetare, Grzegorz Lewandowski.

“Të gjithë zhytësit kanë qenë jashtë zonës së rrezikut”, ka thënë ai, raporton Reuters.

Në Swinoujscie, po ashtu nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme në infrastrukturë.

Share This Article