Kryeministri Edi Rama tha se shpreson që në pranverën e vitit 2021, aeroporti i Kukësit të jetë operacional.
Me përmbushjen e këtij premtimi, shefi i qeverisë tha me ironi se nuk e ka harruar objektivin që të sigurojë për PD 120 vota, nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Londër, të cilët do udhëtojnë falas.
“Shpresojmë që aeroporti i Kukësit do jetë operacional në pranverë. Unë nuk e kam harruar objektivin që 120 vota për PD t’i sjell me avion nga Londra. Do përzgjidhen midis atyre që kanë sharë e përqeshur më shumë idenë e aeroportit të Kukësit.
Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë të akumulojnë kredite për udhëtimin falas duke sharë sa më intensivisht, kush do shajë e do tallë më shumë do hyjë në avion e do zbresë në Kukës për të votuar për PD, 120 vota me fluturim falas, ky është një objektiv, shpresoj ta realizoj”, tha Rama.