Liverpooli e Manchester City kanë fituar ndeshjet e tyre të parë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
“Të Kuqtë” shënuan fitore ndaj Ajaxit me rezultat prej 1 me 0 në udhëtim.
Ishte një autogol nga Tagliafico që i dha fitoren Liverpoolit.
Në këtë takim u inkuadrua edhe Xherdan Shaqiri në minutën e 60, i cili hyri në vend të Salahut.
Derisa City e mposhti Porton me rezultat prej 3 me 1.
Luis Dias i dha epërsinë Portos në minutën e 14, por City u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar 3 herë në vazhdim.
Aguero, GUndogan e Torres shënuan për Cityn.