Franca i kërkon Turqisë të mos polemizojë për karikaturat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm francez i ka kërkuar Turqisë që të mos i përzihet në punët e brendshme, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për bojkotimin e produkteve franceze, duke iu referuar agjendës së homologut francez, Emmanuel Macron, si “anti-islamike”.

Komentet e Erdoganit ishin të fundit në vazhdën e zemërimit të botës myslimane kundër shfaqjes së karikaturave të profetit Muhamed, që shumë myslimanë i konsiderojnë blasfemike.

Erdogani ka vënë në dyshim edhe shëndetin mendor të Macronit. Përplasja i ka rrënjët te sulmi me thikë para një shkolle franceze më 16 tetor, kur një burrë me prejardhje çeçene e preu në fyt mësuesin Samuel Paty, i cili ua kishte treguar nxënësve karikaturat kundërthënëse të profetit mysliman.

Megjithatë, Macroni, i cili ka takuar përfaqësuesit e komunitetit mysliman në Francë, është zotuar se do ta luftojë separatizmin islamik, duke theksuar se po rrezikon edhe disa bashkësi myslimane në shtetin francez.

Sidoqoftë, Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të kenë kujdes nëse jetojnë ose udhëtojnë në vendet me shumicë myslimane. Arabia Saudite ka dënuar karikaturat, por nuk i ka mbështetur thirrjet e disa shteteve myslimane për bojkotimin e mallrave franceze.

Ndërsa, lideri i Këshillit Francez të Besimit Mysliman u ka kërkuar besimtarëve që t’i anashkalojnë karikaturat që lejohen sipas ligjeve franceze.

Share This Article