Shqipëri, tre të vdekur dhe 319 raste pozitive me Covid-19

albnews
By
0 Min Read

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë njoftuar për tre të vdekur e 319 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga 1534 mostra të kryera.

Me këtë, numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është rritur në 502, kurse i të prekurve në 20.634.

Deri më tash janë shëruar 11.097 pacientë, kurse raste aktive mbeten 9.035.

Share This Article