Një tjetër lajm i mirë vjen nga Turqia, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë një vajzë tre vjeçare nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Izmir. Siç raportojnë mediat vendase, përpara vajzës, u nxorën të gjallë edhe nëna dhe babai i saj, pas disa ditëve tashmë nën rrënoja.
Vajza e vogël me emrin Elif, u nxor nga gërmadhat mes duartrokitjeve dhe më pas u transportua në spital ku u konstatua se ka plagë të lehta.
Gjyshi i saj tha për mediat se Zoti bëri një mrekulli për ta ditën e sotme.
Edhe pse shpresat për ta gjetur Elfin të gjallë po shuheshin, vajza arriti që të dilte e gjallë nga rrënojat e banesës në Doğanlar 65 orë më vonë.


