Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të hënen (dy nëntor) janë konfirmuar 486 të infektuar me koronavirusin e ri.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 1.374 mostrave të testuara. Nga COVID-19, brenda 24 orëve kanë vdekur edhe nëntë persona nga koronavirusi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.
Kryeqyteti vazhdon që të qëndrojë në krye të listës sa i përket shfaqjes së rasteve të reja me Covid-19. Edhe këtë të hënë (2 nëntor) në Prishtinë janë paraqitur edhe 165 raste të reja. Pas Prishtinës vjen Gjilani me 79 raste. Kështu po thuhet në njoftimin e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.
Këto janë rastet e paraqitura sot në secilën prej komunave:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj.