Gazetat italiane kanë raportuar sot në orët e mbrëmjes se Presidentët e dy klubeve nga Italia, Andrea Agnelli (President i Juventusit) dhe Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, janë duke e marrë në konsideratë vendimin që t’i bllokojnë lojtarët e tyre për ndeshjet e Kombëtareve
Amir Rrahmani mund të jetë lojtari tjetër që mund të bllokohet dhe të mos paraqitet në ndeshjet e Kosovës për muajin nëntor.
Kjo pasi që në orët e vona të mbrëmjes, gazeta e njohur sportive në Itali, Il Corriere dello Sport ka raportuar që pronari i Juventusit, Andrea Agnelli dhe Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis po e konsideron bllokadën për lojtarët e tyre që të mos udhëtojnë dhe të mos luajnë me Kombëtaret e tyre.
Serie A është në luftë me FIGC dhe disa federata tjera në Europë dhe dëshirojnë të ndjekin shembullin e Werder Bremenit nga Bundesliga, e cila skuadër e bllokojë largimin e Milot Rashicës dhe katër lojtarëve të tjerë për të luajtur me Kombëtare.
CEO i Interit, Beppe Marotta po ashtu ka ngritur zërin për këtë gjë dhe gazeta ka treguar që pronari i Juventus dhe Presidenti i Napolit, De Laurentiis po e marrin në konsideratë që ti bllokojnë lojtarët e tyre.
Kosova ka tri ndeshje për nëntor. Fillimisht do të luajë kundër Shqipërisë në një miqësore dhe mandej do të luajë kundër Sllovenisë dhe Moldavisë, ndeshje këto që vlejnë për Europa Ligë.