Biden: Do ta bëj Amerikën të respektuar përsëri në botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Joe Biden është paraqitur për herë të parë para amerikanëve si president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Biden nisi fjalimin e tij të parë si president i zgjedhur i SHBA-ve në Chase Center në Wilmington, Delaware që është edhe vendlindja e tij.

Presidenti i zgjedhur nisi fjalimin duke falënderuar me përulje të gjithë ata që i besuan dhe i dhanë votën.

“Popull, njerëzit e këtij kombi kanë folur. Ata na dhanë një fitore të qartë – një fitore bindëse, një fitore për ne, njerëzit.”

“Jam përulur nga besimi që më keni dhënë,” vazhdon Biden.

“Unë zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë; i cili nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete blu, sheh vetëm Shtetet e Bashkuara. Do të punoj me gjithë zemrën time për të fituar besimin e të gjithë juve”, tha ai.

Biden thotë se ka kërkuar të bëjë Amerikën të respektuar përsëri në botë.

“Unë kërkova këtë zyrë për të rivendosur shpirtin e Amerikës, për të rindërtuar shtyllën kurrizore të këtij kombi, klasën e mesme dhe për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë, dhe për të na bashkuar këtu në shtëpi”.

Ai thotë se është nderi i jetës së tij që kaq shumë kanë votuar për atë vizion – dhe tani është “detyra e kohës” për të.

Biden po ashtu falënderon votuesit afrikano-amerikanë në veçanti për ngritjen e fushatës së tij kur ishte prapa në garën primare.

Presidenti i zgjedhur e përfundoi fjalimin e tij me një notë optimizmi.

“Le të jemi kombi që e dimë se mund të jemi. Një komb i bashkuar, një komb i forcuar, një komb i shëruar”, thotë ai.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zonja dhe zotërinj, kurrë nuk ka pasur diçka që kemi provuar dhe nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë.”

“Ju dua të gjithëve. E bekuar qoftë Amerika”.

Share This Article