Kryeministri shqiptar, Edi Rama e uroi sot Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden për fitoren e tij spektakolare.
Rama tha se “jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”.
Ndërkohë, Kryeministri vlerësoi se “ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij”.
“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, tha Rama.