Komiteti teknik i ekspertëve në konferencën që po mban njoftoi masat e reja anti-Covid, ku Shqipëria hyn përsëri në karantinë nga ora 22:00 deri në ora 06:00.
Mira Rakacolli:
Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi.
Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni. Masa që ne kemi vendosur është izolimi i vendit nga ora 22:00 deri në ora 06:00. Lokalet dhe restoarantet mbyllur, përveç shërbimeve delivery. Hyjnë në fuqi të mërkurën, më datë 11. Rishikohen çdo javë.
Maskat janë të detyrueshme në ambjente të hapura dhe të mbyllura, duhet të respektohet distancimi social dhe fizik, si dhe karantina. Të gjitha këto janë masa për të ndaluar koronavirusin.
Silva Bino: Ne kemi ndarë vendin nëzona të kuqe dhe të tjera. Në zona të kuqe kemi Gjirokastrën, kemi disa zona veriore, Tiranën, Tepelenën, Tropojën. Zonat me portokalli kanë më pak raste, këtu kemi beratin, Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Vlorën etj. Zona me më pak raste janë bashkitë e tjera të Shqipërisë.
Në dy javët e fundit kemi rritje të rasteve. Kemi edhe rritje të rasteve që pasqyrohet në rritje të incidencës. Kemi rritje të rasteve ndaj duhet të mbahen maskat. Maska duhet të mbahet në fytyrë e jo në gushë. Do të kryhen teste të shpejta. Kjo gjë bën që të ulë kohën e pritjes së qytetarëve. Nëse testi del pozitiv, atëherë duhet të zbatohet karantina.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se momentalisht nuk ka një vendim për mbylljen e shkollave dhe rikthimin e mësimit online.
Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv.ministrja Rakacolli theksoi se shkollat deri më tani nuk janë rrezik për përhapjen e virusit të rrezikshëm.
“Nëse nuk do të kishim përdorur maskat, shifrat do të ishin më të larta. Në shumicën e rasteve, ata që kanë rezultuar pozitivë, nuk kanë përdorur maskat. Sa i përket shkollave, cdo masë që merret, merret në bazë të shifrave dhe arsyes pse janë këto shifra. Fatmirësisht na rezulton që në shkolla nuk ka shpërndarje të madhe të infeksionit. Nuk i kemi shkollat vatra të infeksionit. Ne po vazhdojmë t’i monitorojmë. Ne shohim fenomenin dhe kush janë faktorët që kanë cuar në këtë fenomen”, u shpreh Rakacolli.
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se do të rritet numri i testeve anti-Covid, si dhe marrja e përgjigjeve, ku në vijim qytetarët do të mund të marrin përgjigjen e tamponit brenda 24-72 orëve.
“Ne synojmë të kemi përgjigjet brenda 24-72 orëve dhe ky do të jetë standardi ynë nga dita e sotme. Do arrijmë që minimumi të testohet 1% e popullatës në muaj. Është tepër e rëndësishme edhe marrja e përgjigjeve. Nuk mund të bëj parashikohe, por e rëndësishme është të matet impakti i këtyre masave. Përgjegjshmëria me parandalimin e Covid-19 është jo vetëm shtetërore, por edhe individuale” u shpreh Bino.
Mira Rakacolli dhe Skënder Brataj sqaruan publikisht situatën kaotike të krijuar tek spitali Infektiv, Covid 1, ku kohët e fundit shihen radhë autoambulancash dhe pacientë brenda tyre që presin të shtrohen në spital.
Të pyetur nëse këto radhë vijnë si pasojë me mungesës së shtretërv,e Brataj dhe Rakacolli e mohuan.
Brataj: Procesi është dinamik dhe vlerësimi i përditshëm, ndaj edhe sot po kalojmë në masat e mesme, për shkak të rritjes së rasteve. Numrat dhe shifrat flasin për një rritje në muajin e fundit.
Kohët e fundit në media është vënë alarmi që ka shumë ambulanca dhe nuk ka shtretër. Është normale që të sëmurët të trajtohen edhe në ambulancë, pasi ambulancat janë si minispitale. Ka ndodhur që mbaron oksigjeni, por edhe ai zëvendësohet. Kjo ndodh që të vlerësohet.
Rakacolli: Është normale që kur shtohen rastet ka edhe radhë. Kjo është parashikuar. Nuk ka asnjë lloj mungese vëmendje. Ndejtja nuk bëhet për shkak të mungesës së shtretërve brenda por për të parë gjendjen, për të vlerësuar situatën e tij, pasi janë të vëzhguar nga mjekët e personeli. Ambulanca është me monitor e oksigjen, nëse kanë indikacion për tu shtruar, shtrohen. Nuk ka pasur në asnjë moment, ndejtje për shkak të mungesës së vendeve.