Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 947 raste të reja me COVID-19, nga 3042 testime të bëra.
Sot është regjistruar rekord i zi me numrin e vdekjeve. Nga ministria raportojnë për 30 vdekje në Maqedoni të Veriut.
Gjithashtu, janë regjistruar edhe 681 persona që janë shëruar plotësisht nga COVID-19.