Kryetari i Preshevës në gjendje të rëndë shëndetësore

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po qëndron i shtrirë në Spitalin e Nishit.

Arifi ka shkruar në Facebook se ditë më parë ka kryer testin për COVID-19 dhe i ka rezultuar negativ, mirëpo më pas i është përkeqësuar gjendja.

“Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital”, ka shkruar ai.

Share This Article