Lideri i opozitës ka flur hapur këtë të enjte në lidhje me akuzat e bëra në drejtim të tij se ai ka marrë kasetën e masakrës në Krushën e Madhe, duke thënë se ai jo vetëm që nuk e ka takuar Milaim Bellanicën, por edhe çështja e kasetës është tashmë e demantuar nga vetë Dashamir Peza, i cili deklaroi se kasetën e kishte marrë ai për t’ja dërguar më tutje BBC-së.
Basha: Ju falënderoj për ftesën në studio. Pa diskutim qytetarët që kanë ndjekur emisionin tuaj të së hënës, e kanë marrë të vërtetën.
Për kasetën besoj e morën përgjigjen shqiptarët. Nuk kam ardhur të përsëris gjëra që i keni shteruar në këtë studio nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten ndaj meje.
Këto janë sajesa absolute.
Cështja e kasetës… asnjëherë se kam takuar zotin Bellanica dhe vetë fakti që Dashamir Peza tregon se kaseta është marrë nga BBC e transmetuar… sipas pohimeve kaseta është marrë nga Dasha Peza e i është dërguar BBC. Gënjeshtra e parë pra u çmontua.
Kurrë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi, hetimi apo arrestimi, e tha me kurajo gazetareske Baton Haxhiu këtu në këtë studio.