• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
DW/ Marrëveshja e Dayton-it: Ka ardhur koha për drejtësi për Bosnje-Hercegovinën!

DW/ Marrëveshja e Dayton-it: Ka ardhur koha për drejtësi për Bosnje-Hercegovinën!

by albnews
21 November, 2020
in Bota
0
0
VIEWS

Pas më shumë se tre vitesh luftime palët në konflikt ranë në ujdi më 21 nëntor 1995 në Dayton/Ohie për një Marrëveshje të Paqes për Bosnje-Hercegovinën, si edhe një kushtetutë që deri më sot e paralizon vendin.

Pas dështimit të të gjitha përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës që kishte shpërthyer që nga pranvera e vitit 1992 në ish-republikën jugosllave, Bosnje dhe Hercegovinë, qeveria e presidentit amerikan, Bill Clinton forcoi angazhimin e saj në Ballkan në fillim të vitit 1994. Në mars ajo arriti që popullsia boshnjake, kështu e quajnë veten myslimanët e Bosnjës nga viti 1993, si edhe kroatët të krijojnë një federatë. Modeli i federatës shërbeu nga ky moment për “Grupin e Kontaktit” (i përbërë nga diplomatë të SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Gjermanisë) si shtylla kryesore për negociatat e ardhshme. Ky grup propozoi që të pranohen si fakt “pastrimet etnike” të pjesëve të tëra të Bosnjës, të kryera nga serbët boshnjakë dhe t’u njihet atyre 49% e territorit. Në një kohë që sipas regjistrimit të popullsisë nga viti 1991, jetonin në Bosnje vetëm 31% serbë. Më vonë madje u pranua edhe zhvendosja e etnive të ndryshme, vetëm për të mbajtur larg njëri-tjetrit dy grupe “homogjene” – serbët nga njëra anë dhe boshnjakët e kroatët nga ana tjetër.

SHBA që për një kohë të gjatë kishin dalë kundër njohjes së pushtimeve serbe, në janar 1995 bënë kthesë dhe e miratuan ndarjen e Bosnjes në favor të palës serbe. Edhe Gjermania iu bashkua ndërrimit të paradigmës. Në fund “Marrëveshja e Dayton-it” vlerësoi agresorët, dhe ndëshkoi të sulmuarit. Nuk mund të flitet këtu për një marrëveshje të negociuar me drejtësi.

Kushtetuta e Dayton-it

Më 14 dhjetor 1995 u nënshkrua në Paris marrëveshja e negociuar nga 1 deri më 21 nëntor në Dayton si marrëveshje e paqes nga tre krerët e shteteve pjesëmarrëse në luftë, presidentit bosnjak, Alija Izetbegoviç, Franjo Tudjmanit dhe presidentit serb, Sllobodan Millosheviç. Bosnja mori edhe një kushtetutë të re. Shteti boshnjak u ruajt, por u nda në dy “etnitete”: Federata e Bosnje-Hercegovinës me shumicë popullsi kroate dhe myslimane si edhe Republika Srpska, kryesisht me popullsi serbe. Kësaj iu shtua edhe një “zonë e administrimit të posaçëm” në qytetin Brçko në lindje të vendit. Përtej kësaj u krijua edhe posti i “Përfaqësuesit të lartë” të Bashkësisë Ndërkombëtare që duhet të vëzhgonte zbatimin civil të marrëveshjes.

Të drejta të posaçme për popujt themelues

Për të mënjanuar tensione të mundshme të tre popujve themelues, pra boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve iu dha një e drejtë vetoje për mbrojtjen e “interesave kombëtare”. Kjo do të thotë, që anëtarët boshnjakë, kroatë dhe serbë të presidencës dhe të gjithë parlamentit boshnjak mund të bllokojnë çdo vendim, nëse e shohin të rrezikuar etninë e tyre. Pas katër vitesh lufte me më shumë se 100.000 viktima, më shumë se dy milionë refugjatë, përdhunime masive, kampe të burgosurish të luftës, gjenocidin e Srebrenicës, serbët boshnjakë morën gjysmën e Bosnjes. Krimet e luftës u trajtuan me shumë vështirësi. Marrëveshja e Dayton-it ishte në avantazh të aktorëve kryesorë të krimeve të luftës.

Më mirë se lufta

Megjithatë të gjithë morën frymë lirisht pas nënshkrimit të marrëveshjes. Bashkësia ndërkombëtare pas katër vitesh mblodhi rrënojat e dobësive të saj në luftën e Bosnjes, për fat të keq për shumë vetë shumë vonë. Qytetarët në Bosnje nuk duhet të kishin më frikë për jetën, Në të njëjtën kohë popullsia, pavarësisht nga etnia, duhej të riorientohej. Refugjatët kishin të drejtën të ktheheshin në vendlindje, pra në etnitetet e reja të krijuara, tek të cilat ata ishin tani pakicë. Shumë vetë pas disa vitesh përpjekjesh të pasuksesshme për t’u integruar aty u dorëzuan, i shitën pronat dhe shkuan diku tjetër. Vendi vazhdoi të ndahej dhe “pastrohej” përgjatë vijave etnike.

Komb në vend të demokracisë

Përveç kësaj Marrëveshja e Daytonit u mori të gjithë jo-boshnjakëve, jo-kroatëve dhe jo-serbëve të drejta demokratike. Kështu për shembull anëtarët e pakicave, afër 4% e popullsisë, deri më sot nuk mund të kandidojnë për postet më të larta në shtet, sepse kjo e drejtë i është rezervuar popujve konstituues të shtetit.

Dayton e bëri Bosnjen të paqeverisshme. Në kohën time si Përfaqësues i Lartë (2006-2007)jam marrë me marrëveshjen e paqes dhe kushtetutën që përmbante ajo. Në vitin 2006 u përpoqa ta ndryshoj kushtetutën por pa sukses.

Shpresa për reforma

Në vitin 1995 të gjithë pjesëmarrësit e Dayton-it e dinin, se si marrëveshja e paqes edhe kushtetuta ishin të komplikuara dhe të paplota. Por ata shpresonin, siç më ka thënë atëherë kryenegociatori, Richard Holbrooke, se marrëveshja me kalimin e viteve hap pas hapi do të reformohej në varësi të kërkesave të kohës. Por brenda 25 viteve askush nuk ia doli ta bëjë këtë: as bashkësia ndërkombëtare, as vetë boshnjakët. Duhej të ishte futur, siç tha edhe drejtuesi i atëhershëm i delegacionit gjerman në Dayton, Wolfgang Ischinger, një klauzolë revizionimi, pra që rishikimi i marrëveshjes të kryhej pas tre vitesh.

Gabimet e bashkësisë ndërkombëtare

Sot Bosnja është humbësja më e madhe e luftërave të Jugosllavisë, por sidomos është një vend i pastabilizuar. Shteti ligjor gati nuk ekziston, korrupsioni është në nivel të lartë, varfëria dhe pasiguria sociale rriten vazhdimisht, prej vitesh gjithnjë e më shumë të rinj largohen nga vendlindja. Marrëveshja e Dayton-it dhe kushtetuta që përmbante ajo janë në fuqi ende të pandryshuara, minojnë të drejtat demokratike dhe e largojnë gjithnjë e më shumë vendin nga BE.

Bashkësia ndërkombëtare nuk luan rol konstruktiv. Ajo është e ndarë, e painteresuar dhe bën prej vitesh të njëjtat gabime si në vitet 90-të: toleron retorikën agresive dhe nacionaliste të shumë politikanëve në Bosnje, madje edhe kur ajo pa u fshehur himnizon të dënuarit si kriminelë lufte. Me Marrëvesjen e Dayton-it u çimentua udha e forcave nacionaliste dhe ndarëse që përpiqen prej vitesh të shpërbëjnë shtetin boshnjak. Mundet që të thirrej në ndihmë Përfaqësuesi i Lartë, por kjo nuk bëhet.

Të mbahet përgjegjësi

Pikërisht sot duhet të apelohet tek bashkësia ndërkombëtare që të merret seriozisht me Bosnje-Hercegovinën për të gjetur një rrugëdalje nga status-quoja. Apo do ta lemë këtë vend të shpërbëhet? Para 25 vjetësh presidenti i atëhershëm i Bosnjes, Izetbegoviç tha pas nënshkrimit të marrëveshjes në Paris: “Dhe popullit tim unë i them: Kjo mund të mos jetë një paqe e drejtë, por është më e drejtë se sa vazhdimi i luftës. Në këtë situatë siç është, dhe në botën siç është nuk mund të arrihej një paqe më e mirë. Zoti është dëshmitari ynë, që ne kemi bërë gjithçka mundeshim me fuqinë tonë, që të zvogëlohej përmasa e padrejtësisë për vendin dhe popullin tonë.”

Por ne të gjithë e dimë, se pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të vazhdueshme. Ka ardhur koha që të ketë drejtësi për Bosnjen.

Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë ministër federal i Postës dhe Telekomunikacionit nga viti 1982-1992, kur dorëzoi postin në shenjë proteste për qëndrimin e qeverisë gjermane në luftën e Bosnjes. Në vitin 2006-2007 ai qëndroi në postin e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje-Hercegovinën dhe si i ngarkuar i posaçëm i BE për BH.

Previous Post

25 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

Next Post

Marrëdhënia dashuri-urrejtje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara

albnews

albnews

Related Posts

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme
Bota

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

17 May, 2025
Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje
Bota

Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

17 May, 2025
Next Post
Marrëdhënia dashuri-urrejtje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara

Marrëdhënia dashuri-urrejtje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM