Cakaj: Ibrahim Rugova, arkitekt politik i Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e quajtur “arkitekt kryesor politik”.

“Më 24 maj 1992, 27 vite larg nga sot, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh për herë të parë në mënyrë demokratike President i Republikës të Kosovës. Dr. Rugova nuk ishte thjeshtë Presidenti i parë formal i Republikës së Kosovës por edhe arkitekti kryesor politik i saj në përgjithësi”, shkroi Cakaj.

“Rugova ishte ideologu mjeshtëror i fillimviteve 90’ që e artikuloi më mirë se kushdo tjetër kërkesën për pavarësi në përputhje me nevojën për demokraci, burrështetas i pazakonshëm që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës në përmasa të pamenduara më parë, udhëheqës i jashtëzakonshëm i mosbindjes civile nën masat e dhunës të skajshme, nismëtar i palëkundur i krijimit të sistemit paralel të Kosovës dhe qytetar vetëmohues i lëvizjes paqësore të Kosovës!”, shkroi Caka.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë shroi se “askush nuk do të shkëlqejë më shumë, nuk do të rrezatojë shpresë më tepër në kohëra të vështira dhe nuk do të shpërndajë frymëzim e idealizëm më të lartë sesa Rugova në vitet e tij! Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Miqtë e saj”, përfundoj Cakaj.


Share This Article