Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, ajo tha se në momentin që është futur për të bërë operacion bajamet ka mësuar që ka kaluar koronavirusin.
“E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare…S’kisha as temperaturë as këputje, as asgjë. Kur u futa të bëhesha operacion për bajamet, mjekët më thanë që e kisha kaluar. Maskën s’e kam vënë sepse s’kam puthur asnjë në buzë, përveç Ilir Metës. Edhe Metën që e kam puthur, s’e ka kapur dhe këtë gjë e kanë treguar testet. I kemi bërë të gjithë, i bëjmë herë pas here, se duhet t’i bëjmë”, tha Kryemadhi.
Kjo është hera e parë që Kryemadhi flet për Covid-19, dhe e njeh atë si virus. Më herët ajo u bënte thirrje qytetarëve që të mos vendosnin maska, pasi nuk e besonte ekzistencën e tij.