ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 5 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 5 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  5 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  5 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gazi nga TAP, Shqipëria rrezikon të mbetet një vend transiti pa përfitime

albnews by albnews
25 November, 2020
in Albania, Technologji
0
Gazi nga TAP, Shqipëria rrezikon të mbetet një vend transiti pa përfitime
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

alimi i gazsjellësit Trans-Adriatik nëpër Shqipëri u lakua si një mundësi për vendin dhe një masterplan për gazifikimin e vendit nxirrte në pah leverdishmërinë. Por sot kur gazsjellësi TAP ka nisur operacionet tregtare për të transportuar gaz nga Azerbajxhani drejt Europës, Shqipëria duket se nuk ka hedhur shumë hapa para për të shfrytëzuar këtë mundësi. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vlerëson se, nëse nuk bëhen këto hapa, vendi ynë mund të mbetet vetëm një transportues. Në letra duket se punët kanë ecur mirë, por në praktikë ka vend për ndërhyrje.

“Rregullat për sektorin e gazit që ka nisur të marrë jetë po ecin mirë por ka nevojë që të shihen edhe në praktikë. Gazsjellësi Trans-Adriatik do të sjellë gaz në Europë në fund të këtij viti. Shqipëria duhet të rrisë përpjekjet e saj që të shfrytëzojë këtë mundësi për të zgjeruar tregun e gazit. Në të kundërt do të ketë thjesht rolin e një vendi transit” thuhet në raportin e  fundit të Sekretariatit për ecurinë e disa sektorëve në vend nga energjia tek ndryshimet klimatike.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

I njëjti nënvizon se rregullat e tregut të gazit nuk janë adoptuar ende. Siç parashikohet në modelin e tregut, këto rregulla duhet të parashikojnë tregtimin dypalësh në tregjet me pakicë dhe shumicë të gazit natyror dhe të tregut të një dite më parë apo balancimit.

“Shqipëria gjithashtu nuk ka përshpejtuar zbatimin e Master Planit të Gazit gjatë periudhës së raportimit(viti 2020). Në këtë situatë, TAP mund të kufizohet në transit përmes Shqipërisë, pa mundësinë e furnizimit të Shqipërisë. Nga kontrast, rregullat e furnizimit dhe aktet nënligjore të mbrojtjes së konsumatorit janë në fuqi. Një plan i emergjencës së gazit u miratua nga Qeveria me ndihmën e Sekretariatit” thuhet në raport.

Raporti i Sekretarit dhe nënvizimet për tregun e gazit vijnë vetëm pak ditë pas TAP njoftoi nisjen e operacioneve tregtare. Kjo do të thotë se tashmë transmetimi i gazit drejt Europës ka filluar. Paralelisht më herët qeveria analizoi në një masterplan mundësitë e gazifikimit.

Në atë kohë ministria përgjegjëse njoftoi se ishin disa projekte që konsideroheshin si prioritare.

Ato përfshijnë: i) tubacionin nga TAP, afër Fierit, deri në Termocentralin e Vlorës, ii) tubacionin nga TAP në Fier dhe Ballsh, dhe iii) tubacionin nga Tirana në Durrës. Këto projekte janë zhvilluar në nivelin e Studimit të Parafizibilitetit dhe Qëndrimit ndaj Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe mund të zbatohen në periudhën 2018-2020.

Masterplani i Gazit gjithashtu shqyrtoi kërkesën dhe ofertën për gazifikimin e mundshëm të të gjithë qyteteve të mëdha dhe konsumatorëve të mëdhenj industrialë, duke përfshirë impiantet e prodhimit të energjisë elektrike nga djegia e gazit natyror dhe perspektivën e magazinimit të gazit pranë Dumresë në periudhën 2020 deri 2040./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result