Messi: Një ditë e trishtueshme për argjentinasit dhe për futbollin

albnews
By
1 Min Read

Pas vdekjes së Diego Armando Maradonës ylli i Barçës, Leo Messi, ka thënë se kjo është një ditë e trishtueshme për të gjithë argjentinasit dhe futbollin.

Maradona sot ka vdekur në moshën 60 vjeçare pas një sulmi kardiak, transmeton KOHA.

Messi ka thënë se Maradona është i përjetshëm.

“Një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë argjentinasit dhe futbollit. Ai po na lë neve por nuk po largohet, sepse Diego është i përjetshëm. I marrë gjithë momentet e bukura të jetuara me të dhe ngushëlloj familjen dhe miqtë e tij”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.

Share This Article