Ukraina po vazhdon të shënojë mijëra raste të reja të infektuara me virusin Covid-19.
Ky shtet në 24 orët e fundit ka regjistruar rekord të rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19.
Ukraina regjistroi një rekord 15,331 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Kështu tha të enjten ministri i Shëndetësisë Maksym Stepanov.
Rekordi i mëparshëm në këtë ishte 14 mijë e 580.
Stepanov tha se numri i përgjithshëm i rasteve ishte ngjitur në 677,189, me 11,717 vdekje.