Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinën e tij në Facebook ka kujtuar maskrën që u bë në lagjen Tusuz të Prizrenit nga forcat serbe.
Haradinaj tha se 27 shqiptarë të pafajshëm u masakruan 20 vite më parë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot bëhen 20 vjet nga gjenocidi në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. RH