Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 të vdekur dhe 832 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive kanë dalë nga 2.176 mostra të dyshimta për Sars CoV-2.
Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 39.014, kurse i të vdekurve në 822.
Raste aktive janë 18.808.
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të prekurve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka paralajmëruar masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.