Komiteti Teknik i Ekspertëve në një deklaratë për mediat tha sot se do të vijojnë pa afat masat e marra kufizuese më parë për ndalimin e përhapjes së COVID-19.
Do të vazhdojë:
Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”
Do të vijojë:
Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, përjashtim emergjencat dhe rastet e punës.
Kufizimi i bareve, restoranteve përvec shërbimeve delivery
Administrata me punën në shtëpi.
Mësimi online në universitete.
Mësimi i alternuar në shkolla.
E pyetur nëse do të ketë mbyllje në fundjavë z.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se një masë e tillë nuk është diskutuar në këtë vendim dhe se do të merret parasysh nëse do të ketë përkeqësim të situatës.
“Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo. Mbeten ato që thamë. Nëse do të ketë rëndime të tjera të situatës epidemiologjike në vijim masat mund të jenë kjo, mund të jenë dhe të tjera. Por kjo masë nuk u diskutua dhe për situatën që jemi nuk është as e justifikuar”, tha Rakacolli.