Fitorja me rikthim e liderit të Serisë A italiane, Milanit, kundër Celticut të Skocisë, ia ka siguruar italianëve kalimin në rrethin tjetër të garës së Ligës së Evropës. Pavarësisht se skocezët kishin dy gola avantazh nëpërmjet Rogiqit e Edouardit që shënuan në minutën 7 dhe 14, Milani arriti të kthehej në lojë.
Vendësit barazuan shifrat për dy minuta në pjesën e parë. Në minutën e 24-t shënoi Calhanoglu ndërsa dy minuta më pas, Castillejo vendosi barazpeshë në rezultat. I riu Hauge në minutën e 50-t dhe Diaz tetë minuta para fundit, vulosën rezultatin final të takimit, Milan – Celtic 4:2. Milani në Grupin H pas pesë ndeshjeve ka 10 pikë, një më pak se lideri Lille që mposhti Sparta Praguen 2:1. Në vendin e tretë janë çekët e Sparta Pragues me 6 pikë, ndërsa Celticu i fundit me një pikë. Në ndeshjen e fundit Milani udhëton te Sparta Prague, kurse Celticu e pret Lillen.