• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Basha: Trajnimi i mjekëve dhe infermierëve dhe hapja e spitaleve rajonale duhej të ishin prioritet

Basha: Trajnimi i mjekëve dhe infermierëve dhe hapja e spitaleve rajonale duhej të ishin prioritet

by albnews
5 December, 2020
in Albania
0
5
VIEWS

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot në një intervistë televizive se qeveria është përgjegjëse për rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19.

Sipas Bashës, qeveria vendos vetë dhe nuk dëgjon ekspertët. “Opozita e ka thënë, unë e kam thënë, Partia Demokratike e ka thënë fjalën e saj prej 27 shtatorit. Në vend që të përsëris planin me 5 pika dhe hapat të cilat do të kishin parandaluar këtë kolaps, më lejoni të flas me fjalët e atyre që kam takuar këto javë, fjalët e mjekëve, të punonjësve të tjerë të shëndetësisë, mjekëve të familjes, profesorëve të COVID 1, 2 dhe 3”, u shpreh Basha.

“Me fjalët e pacientëve që kanë mbijetuar COVID-it dhe familjarëve të tyre të cilët e thonë fare qartë se çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk është bërë. Të parët që duhet të ishin dëgjuar ishin mjekët. Vërejtjet e tyre dhe sugjerimet e tyre, bazuar në si është situata dhe cila është përvoja e vendeve të rajonit, nuk po themi të vendeve të Bashkimit Europian, kanë qenë dhe baza e planit me 5 pika që ne i vumë në dispozicion kësaj qeverie që prej datës 29 shtator”, vijoi ai.

“Dhe sot që flasim, asnjë nga këto hapa nuk është ndërmarrë, duke nisur nga testimet. Ne sot realisht vetëm mund të hamendësojmë se cilat përmasat e vërteta të infeksionit, se sa shqiptarë me të vërtetë infektohen çdo ditë. Sepse e dimë që raportimi i të infektuarve është në varësi të numrit të testimeve. Ndonëse pozitiviteti i këtyre testimeve ka arritur deri në 40% që do të thotë 4 në 10 të testuar kanë rezultuar pozitiv”,- shton Basha.

“Tani nuk ka nevojë të jesh ekspert i epidemiologjisë apo i shëndetësisë, se çdo qytetar e kupton që kur 4 në 10 dalin të infektuar që ti nuk po bën mjaftueshëm testime. Duke mos testuar, ti nuk arrin dot të gjurmosh të infektuarit. Dhe kur nuk i gjurmon dot, nuk i izolon dot. Dhe kur nuk i izolon dot, ti nuk ndërpret dot zinxhirin e infektimeve, sepse çfarë ndodh? Çdo i infektuar i cili nuk është zbuluar apo konfirmuar si i tillë dhe vazhdon kontaktet me familjen, me miqtë, me kolegët në punë, faktikisht po shpërndan virusin. Në këtë moment që flasim po shpërndan virusin”, vijoi Basha.

Basha lidhur me testet e shpejta ka thënë që është shumë pak. “Shumë pak është. Shumë vonë. Me shifrat e infeksionit që kemi aktualisht, ne duhet të administronim minimalisht sipas ekspertëve, 10 mijë testime në ditë. Bëhet fjalë, të shohim se sa do vijnë, bëhet fjalë për 100 mijë testime. Dhe në qoftë se ato administrohen sipas nevojave që ka tani Shqipëria, do të thotë 10 ditë testime”.

“Po të shikojmë disa prej problemeve kryesore që thonë të infektuarit, apo pacientët që e kanë kaluar apo familjarët e atyre që janë ndarë nga jeta, është që nga momenti kur kanë pasur nevojën për testim, deri kur iu është bërë testimi, deri kur e kanë marrë përgjigjen, faktikisht ka kaluar i gjithë cikli i virozës. Dhe në rastin më të mirë me vështirësi të shumta shëndetësore dhe duke shkatërruar financat e familjes janë shëruar. Dhe në rastin më të keq, janë ndarë nga jeta pa marrë akoma përgjigjen e testimit, por kjo e nxjerr jashtë loje testimin, se testimi ka pikërisht këtë detyrë, të përcaktojë sa më shpejtë diagnozën për t’i ardhur në ndihmë personit që mendohet se është infektuar”, shtoi Basha.

“Mjekët po bëjnë maksimumin e mundshëm, po bëjnë më shumë se sa mjekët ë tjerë të rajonit në këto kushte, se kushtet i kanë shumë më të vështira. Dhe t’i ngarkosh ata me përgjegjësi apo të vendosësh ata përballë opinionit publik apo siç është përpjekur qeveria për të larë duart me manipulimet me shifrat. Përpiqesh të krijosh një ndasi dhe nji debat artificial midis mjekëve dhe opozitës kur e vërteta ulëret vetë. Kjo është thjesht dhe vetëm përpjekje për të larë duart nga përgjegjësia”, tha Basha.

“Por përtej kësaj pyetje ajo që njerëzit duan të dinë është çfarë do të bëjmë për të dalë nga kjo situatë dhe prandaj të gjitha takimet që kam organizuar si opozitë dhe ndihma që keni dhënë si media për të bërë transparente dhe energjia dhe fokusi i ekspertëve tanë nuk ka qenë thjesht dhe vetëm për të treguar ato fakte që qeveria mundohet ti mbulojë por për të dhënë edhe rrugëdaljen nga kriza dhe është e trishtë është dramatike që dhe në këtë situatë kur i gjithë fokusi do të jetë tek pandemia që ka dalë jashtë kontrollit”, tha Basha.

Ai shtoi se duhet të ishte investuar më herët tek spitalet rajonale.

“Ky trajnim i veçantë kërkonte ekspertizë, financim kërkonte mjete financiare në dispozicion të shëndetësisë. Ndërkohë që kemi parë që qeveria mjete financiare ka pasur, madje ka pasur me shumicë dhe do thoja me nxitim, duke shkelur siç ka dalë nga media procedurat e prokurimit, me prokurime te dyshimta me prokurime sekrete me tendera shumëfish çmimi, me tendera ku fituesi me çmimin më të ulët është skualifikuar dhe ka fituar ofertuesi me çmimin më të lartë. Pra para ka pasur, kohë ka pasur, por nuk ka marrë masat elementare për ti dalë përpara kësaj vale të re infektimesh ku trajnimi i mjekëve dhe infermierëve dhe hapja e spitaleve rajonale duhet të kishin qenë prioritet absolut”, u shpreh Basha./ATSH/

Previous Post

Haradinaj: Unë president, ose shkojmë në zgjedhje

Next Post

Haradinaj thotë se ende nuk ka komunikuar me Edi Ramën

albnews

albnews

Related Posts

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
Albania

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

15 May, 2025
“1 në 50 shqiptarë në burg në Britani”, Rama: Gënjeshtër! Jemi krenar për punën në frenimin e emigracionit të paligjshëm
Albania

“1 në 50 shqiptarë në burg në Britani”, Rama: Gënjeshtër! Jemi krenar për punën në frenimin e emigracionit të paligjshëm

15 May, 2025
Starmer nga Tirana: Kemi punuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm
Albania

Starmer nga Tirana: Kemi punuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm

15 May, 2025
Next Post
Haradinaj thotë se ende nuk ka komunikuar me Edi Ramën

Haradinaj thotë se ende nuk ka komunikuar me Edi Ramën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM